Historia rrëqethëse, nëna lidh 3-vjeçarin në djep dhe shkon të nxjerrë bukën e gojës

Kjo është një histori rrënqethëse që do prekë zemrat e të gjithëve. Bëhet fjalë për Sine Koldashin, nga Laknasi i Tiranës, që po rrit e vetme 5 fëmijët e saj prej dy vitesh.

37-vjeçarja është detyruar të kujdeset vetë për fëmijët e saj, të moshave nga 13 deri në 3 vjeç, pasi bashkëshorti i saj vuan dënimin në burg me akuzën e dhunës në familje.

Kalvari i dhimbjes filloi më dhjetor të vitit 2017, kur bashkëshorti i saj u kthye në shtëpi në gjendje të dehur dhe goditi gruan 5 muajshe shtatzënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë goditjes gruaja ra nga kati i dytë i banesës duke humbur menjëherë fëmijën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte fëmija 9 vjeçar i familjes që lajmëroi policinë, duke i shpëtuar jetën nënës së tij.

Sot, Sine Koldashi rrit e vetme 5 fëmijë në kushte tepër të vështira.

Shpesh i duhet të punojë për të siguruar ushqim dhe në këto raste nëna e lidh në djep fëmijën 3 vjeçar duke e lënë vetëm në shtëpi.

“Nuk e marr dot me vete në punë dhe kam frikë ta lë të lirë vetëm nëpër shtëpi, ndaj detyrohem ta vendos në djep” – thotë 37 vjeçarja.

Fëmija qëndron në djep për orë të tëra, derisa kthehen nga shkolla fëmijët e tjerë të familjes.

Ndonëse shpesh të paushqyer, fëmijët janë me rezultate të shkëlqyera në mësime./boom

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?