Historike, Greqia për herë të parë ka një grua presidente

Një gjykatëse e jashtëzakonshme do të bëhet Presidentja e parë femër në Greqi. Kandidatura e Ekaterini Sakellaropoulou fitoi mbështetjen ndër-partiake dhe u mirëprit pas një periudhe të vështirë për politikën e jashtme greke.

Ajo mori votat e 261 deputetëve, pra 61 vota më shumë sesa e përcakton Kushtetuta e vendit. Sakellaropoulou u zgjodh me votat e deputetëve të ND, SYRIZA dhe KINAL. Pas përfundimit të votimit, Kryetari i Parlamentit do të shkojë në Këshillin e Shtetit për të njoftuar rezultatin e votimit për Presidenten e re të Republikës, e cila pason presidentin Prokopis Pavlopoulos.

“Ka ardhur koha që Greqia të hapet drejt së ardhmes”,-tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fillim të këtij muaji. 63-vjeçarja që prej vitit 2018 ajo drejton Gjykatën e Lartë administrative të Greqisë, Këshillin e Shtetit, ku ajo është përsëri e para grua në këtë post.

Ajo do të betohet në datën 14 mars të këtij viti, një ditë pasi mbaron mandati i presidentit aktual, Prokopis Pavlopoulos. Sakellaropoulou ka lindur në Selanik në 1956. Është diplomuar në degën e juridikut në Univesitetin e Athinës dhe më pas është emëruar në Këshillin e Lartë të Shtetit ku ka kaluar nga një sërë detyrash të rëndësishme dhe së fundmi mbante postin e Kryetares së këtij Këshilli që konsiderohet gjykata më e lartë administrative e vendit. Ajo ka ndjekur të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasunivesitar në Univesitetin Sorbonne në Paris.

R.SH/Koha Jonë/

SHKARKO APP