“Historitë e naftëtarëve të rrëqethin shpirtin”, shpërthen Rudina Hajdari: Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve

Deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ashpër në fjalimin e saj ndërsa nuk kurseu sulmet për klasën politike shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit Hajdari u ndal tek greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit, të cilët prej kohësh nuk marrin pagat e tyre.

Teksa ndau disa nga historitë e këtyre njerëzve të thjeshtë, Hajdari tha se deputetët e pranishëm në sallë janë bërë një grup miliarderësh.

“Isha javën e kaluar në Ballsh, për të folur me naftëtarët që ishin në grevë për një javë të tërë që luftuan për pagat e tyre. Ata ndan historitë e tyre, ku treguan se punonin aty prej 20 vitesh. Shohim disa njerëz që ankohen, kështu jemi mësuar. Kjo qeveri i ka bezdi njerëzit e varfër dhe nuk do t’i dëgjojë problemet e tyre. Kur dëgjon historitë e tyre që të rrëqethin mishin. Gramozi shkonte çdo ditë dhe helmohej duke punuar mes naftës, e bënte për familjen e tij. Nuk i është siguruar këtyre naftëtarëve paga prej shumë kohësh. Një histori tjetër më goditi në zemër. Më tha se “kam djalin që studion në Tiranë dhe s’kam as 8 mijë leke të vjetra t’ja dërgoj”. Më tha; “i kam kërkuar borxh që t’ja dërgojë fëmijës tim në Tiranë”. Por pse po ndodh kjo gjë në Ballsh? Problemi i naftëtarëve nuk është problem i vetëm i një qyteti, por i një vendi. Çfarë bën sot qeveria arrogante? Ata kanë krijuar imunitetin, i shohin si njerëzit me histori normale dhe që ndodhin kudo. Por këto histori nuk janë historitë e kujtdo, por e vëllezërve tanë, e atyre zgjedhësve që ju kërkoni vota. Ju keni një qasje grabitqare, ndaj atyre njerëzve që janë bërë miliarderë. Kjo sallë është bërë grupi i miliarderëve. Si ka mundësi që sot këta njerëz jetojnë dhe luftojnë mbi naftë dhe nuk kanë lekë të ushqejnë fëmijët e tyre?! Nuk kanë lekë të blejnë shpenzimet e familjes ë tyre. Ne jemi një vend me pasuri natyrore. Sot i vjedhin shqiptarët. E di ça ka ndryshuar sot? Ju jeni bërë më të pasur sot. Edi Rama shkoi në Ballsh dhe tha se do ndryshoje gjendja, dhe sot ata janë keq e më keq. Historia e naftëtarëve është historia e njerëzve të thjeshtë, që luftojnë për djersën e ballit, që i ka ardhur në majë të hundës nga një klasë politike. Janë ata që do ta mbajnë gjallë këtë popull. Të gjitha këto mëkate do ju zënë.”, tha Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?