Hita: Hetim ngjarjes në Zvërnec edhe me Prokurorinë e Vlorës dhe AMP
Drejtori i Policisë së shtetit Skender Hita në një konferencë për mediat u shpreh me kritika për policinë e Vlorës që ndodhej në momentin e incidentit në Zvërnec, duke thënë se ‘ishin të fjetur’ dhe nuk ndërhynë kur një person u dhunua nga rojet private. Hita u shpreh se një hetim ka nisur tashmë mes Policisë, Prokurorisë së Vlorës dhe AMP.
“Mora takim me drejtuesin e prokurorit të Vlorës lidhur me ngjarjen. Garantoj se hetimet kanë nisur, edhe me AMP hetim i thelluar në cdo detaj dhe përgjegjës kryesor
Përgjegjësia për ngjarjen është e të gjithë neve, është një ngjarje që na turpëron të gjithëve. U shkelën gjithë standardet për një polici dinjitoze. Përgjegjësia për menaxhimin e protestës ka qenë e policisë së Vlorës.
Tre persona janë shoqëruar ju tashmë e dini, por janë edhe disa protestues që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë”, u shpreh Hita.
KOHA JONË SONDAZH

