Hodaj pret ministrin e Estonisë: Projekt për Akademinë e Sigurisë (FOTO)
Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm të Estonisë z.Andres Anvelt, ku u diskutua rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të sigurisë dhe të luftës kundër krimit.
Hodaj në fjalën e tij bëri një paraqitje të prioriteteve të Ministrisë së Brendshme, masave të marra dhe luftës ndaj krimit të organizuar, procesit të Vettingut në radhët e Policisë së Shtetit, dhe sfidave të kësaj reforme si dhe ndryshimeve rrënjësore të bëra në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite, ministri estonez zhvilloi gjithashtu një takim me krerët e Akademisë së Sigurisë, ku u diskutua bashkëpunimi mes dy institucioneve tona dhe mundësive konkrete të zgjerimit të marrëdhënieve ndërakademike.
Delegacioni nga Estonia u interesua mbi hapat e ndërmarra për reformimin e Akademisë dhe në këtë kuadër, treguan përvojën e tyre rreth 25-vjeçare në këtë drejtim.
Ministri i Brendshëm i Estonisë ka një karrierë të pasur profesionale në strukturat ligjzbatuese të vendit të tij, në polici dhe agjenci të luftës kundër korrupsionit, ndërsa më parë ka qenë gjithashtu ministër i Drejtësisë.

KOHA JONË SONDAZH

