Hodhën molotov/ Arrestohet një protestues, shoqërohen 5 të tjerë. 7 janë në kërkim

Një person është arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë shoqëruar në policinë e Tiranës në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe policëve.

Nga dhuna, flakët dhe molotovët mbetën të plagosur 10 policë dhe dy protestues, që u dërguan në spital. Protesta nisi duke hedhur molotov te kryeministria dhe vijoi më pas duke shkatërruar gjithçka që u dilte para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi qëndruan për disa minuta te ministria e Brendshme, ata u zhvëndosën drejt Bashkisë së Tiranës ku hodhën dhe atje molotovë dhe u përplasën me policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas protestuesit marshuan drejt godinës së parlamentit. Gjatë gjithë rrugës dogjën stacione autobusësh, kazane mbeturinash dhe thyen xhamat e reklamave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?