Hodhi foshnjen në lumë, Orjana kërkon mëshirë por Gjykata e dënon me…

Orjana Gremi, vajza që në muajin janar 2023 hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapolindur është dënuar me 22 vite burgim.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese, por qe nuk është marrë në konsideratë nga gjykatësi. Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.

Vetë Orjana u braktis nga nëna e saj që në moshën 1 vjeçe. E ëma u largua për në Greqi dhe la vajzën tek i vëllai, daja i Orjanës, me të cilin ajo u rrit.

Një familje e divorcuar, të dy, si nëna dhe babai i Orjanës nuk janë interesuar për jetën e të bijës. Pas divorcit, babai jeton në Fier ku ka krijuar edhe një familje të re. Prej 31 vitesh, nëna dhe babai i Orjana Gremit nuk kanë asnjë kontakt me vajzën e tyre.

SHKARKO APP