Hodhi gruan nga kati i dytë i pallatit, 48-vjeçari kërkon pafajësi, por lihet në burg: U hodh vetë, e ka sajuar
Gjykata e Fierit ka dhënë masen “Arrest me Burg ” për 47 vjeçarin Saimir Rrapollari i cili pasditen e 25 korrikut keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë i banesës së saj bashkëshorten e tij 38 vjeçaren Elisjona Sulejmani nënë e 2 vajzave minorene.
Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, ndërkohë që ai pretendon se janë sajesa nga viktima Elisjana Sulejmani pasi pretendon se ka nënën sëmure dhe ka vajtur për të marrë vajzën dhe thotë që këto janë sajesa të viktimës.
Ai thotë që është hedhur vetë dhe vajza është manipuluar nga e ëma. Sajmir Sulejmani pretendon që
është hedhur vet nga ballkoni nuk e ka hedhur ky.
Gjyqtari Piro Sota ka vendosur masën burg pa afat per 47 vjeçrin, masë e kerkuar edhe nga prokurori Dorjan Tafili.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 25 korrikut ne lagjen 1 maj te qytetit te Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38 vjecarja, sebashku me dy vajzat e saj minorene.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Saimir Rrapollari 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec, dhe arrestini i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së shtunes në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.
Shtetasja Elisjona Sulejmani 38 vjeçe, ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. 38-vjeçarja qëndroi në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra. Mbi 47 vjecarin rendojne veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.