Hodhi lëndë piroteknike në protestë, ja kush është 49-vjeçari i ndaluar nga policia/ EMRI

Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia, si personi që hodhi lëndë plasëse gjatë protestës se Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas policisë, personi është identifikuar si Arben Qyrani, i cili ka qenë i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit të këtyre lëndëve mbetën të lënduar dy persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm. Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

SHKARKO APP