Hodhi valle mbi skelat e Kryeministrisë, 80-vjeçari shoqërohet në polici
Pas protestës së djeshme policia ka filluar me procedimin e personave që nxitën protestuesit për dhunë. Mësohet se mbrëmjen e sotme policia e Lezhës arrestoi një 80-vjeçar, Ndue Fugën, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës.
Ndue Fuga hipi në skelat që ndodheshin para derës së Kryeministrisë dhe prej andej ia mori valles. Ai është marrë në banesën e tij në Fishtë dhe është nisur drejt Tiranës. Policia e Tiranës sot njoftoi se 15 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.
KOHA JONË SONDAZH

