Holanda në alarm: Mafia shqiptare po vjen!

Shqiptarët me të dhëna kriminale, duket se kanë fituar terren në botën e krimit në një ndër vendet më të zhvilluara por edhe liberale të BE-së, si Holanda.

Shqetësimi për këtë ka alarmuar opinionin publik por edhe mediat holandeze.

“Mafia Shqiptare po vjen” është kryetitulli i prestigjiozes holandeze “De Telegraf”. Gazetari i saj, Mick van Wely rrëfen se shtrirja e këtij grupi aktualisht është e vogël, por ambiciet duken të mëdha.

Gazetari van Wely: Shumë të dhunshëm, shumë të lëvizshëm dhe po veprojnë gjithnjë e më shumë si një kameleon që përshtatet me krimin. Këto janë karakteristikat kryesore të krimit të organizuar shqiptar në Holandë. Përfaqësimi disproporcional i Shqipërisë  në listën e “më të kërkuarve” të Interpolit është një tjetër fakt shqetësues. Nga 381 kriminelët serioz në listën e personave të kërkuar, 160 vijnë nga Shqipëria. Një  shifër e madhe për një vend me vetëm 3.6 milionë banorë.

Javën e kaluar Policia e Rotterdamit zbuloi rreth 120 kg kokainë të pastër në një magazinë frutash dhe arrestoi 4 shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 43 vjeç. Në fillim të këtij viti, 3 ekzekutime të një pas njëshme kishin autorë dhe viktima shtetasit shqiptarë.

Zëdhënësi i Policisë së Rotterdamit Ronald Ekkers: Ata po marrin një rol të rëndësishëm në botën e krimit. Në Roterdam ju mund të shikoni qartë se shqiptarët janë duke u përpjekur për të zgjeruar territorin e tyre. Si çdo grup që zgjeron zonën e punës, ata duan të  dallojnë me grupet ekzistuese. Kjo me dhunën, si rezultat. Për në është shumë e rëndësishme, që ky  grup shqiptarësh  mos të rritet më. Ata kanë vëmendjen tonë.

Sipas statistikave nga janari i 2014-ës deri në qershor të 2015-ës policia Rotterdamit arrestoi 164 shqiptarë.

Pjesa e konsiderueshme e tyre nën akuzën për trafikim e krime të rënda e disa të tjerë për posedim ilegal të armëve dhe vepra të dhunshme.

SHKARKO APP