Holanda nuk i këshillon udhëtimet drejt Shqipërisë
Sot Bashkimi Europian hapi kufijtë dhe lejoi lëvizjen me vendet jashtë BE-së por në këtë listë nuk përfshihet Shqipëria. Sipas ambasadës, Holanda ka ndjekur rekomandimin e BE-së, që sugjeron të hapen kufijtë me 14 vende jashtë BE-së, kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.
Nga Shqipëria drejt Holandës do të lejohen të udhëtojnë vetëm personat me pasaportë të BE-së, si dhe ata që kanë leje qëndrimi për në BE.
Udhëtimet për në Holandë mund të realizohen nëpërmjet linjave ajrore, nga Tirana drejt Vjenës, Beogradit e Athinës, të cilat i kanë hapur kufijtë edhe me Shqipërinë, edhe me Holandën. Ndërsa nëpërmjet Italisë mund të udhëtohet edhe me traget.
Për sa i përket rrugëve tokësore, Ambasada njofton se Shqipëria i ka kufijtë e hapur me disa vende, por këto vende mund të kenë kufizime me Holandën, ndaj udhëtarët këshillohen të bëjnë kujdes. Po ashtu, udhëtarët që shkojnë nga Shqipëria në Holandë këshillohen që të vetizolohen për 2 javë, por ky rekomandim mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.