Homazhe lamtumire Doktor Florit, Alban Skënderaj: Boshllëku që la nuk do mbushet kurrë

Në një ceremoni të posaçme që nisi në orën 09.00 në ambientet e TVSH-së, zhvillohen homazhet në nder të këngëtarit rebel. Këngëtari Alban Skenderaj, pas homazheve e ngushëllimit të familjes ka thënë për mediat se boshllëku që la Flori nuk do mbushet dot kurrë.

“Është një humbje shumë e madhe për familjen, miqtë dhe muzikën. Flori ishte një talent i rrallë dhe njerëzit si ai janë paketë, artist, tekstshkrues shumë i mirë, këngëtar shumë i mirë, i fuqishëm, energjik, pozitiv, me dashuri të madhe për jetën. Është e vështirë të gjesh fjalët për këtë humbje, një boshllëk e mungesë që nuk do mbushet ndonjëherë”- tha ai.

Arkëmorti është mbajtur nga miqtë e tij të ngushtë. Brenda ambienteve është vënë fillimisht muzikë funebre, e më pas holli ka jehuar nga këngët e kënduara nga vetë doktor Flori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Homazhet janë planifikuar të zgjasin deri në orën 11.00, kohë kur kortezhi do të niset drejt Sharrës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?