Homazhe në nder të Imzot Rrok Mirditës, Nishani: Përulemi para këtij prelati

 

Zhvillohen sot homazhe në nder të kreut të Kishës Katolike Imzot Rrok Mirdita. Homazhet po kryhen në katedralen e Shën Palit nga ora 10:00-13:00.

Homazhe në nder të Imzot Rrok Mirditës u bënë edhe nga kryeministri Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha, Presidenti Nishani,  deputetë të majtë dhe të djathtë, ministra, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare. Po ashtu në homazhe u vunë re edhe personalitet të politikës në Kosovë.

Nishani e quajit një prelat të lartë, i cili i shërbeu jo vetëm katolicizmit, por edhe bashkëjeteses fetare.

Nishani: Ndajmë dhimbjen e thellë por edhe respektin e madh dhe përuljen ndaj këtij prelati të lartë i cili me përkushtimin e mahnitshëm në shërbimin e jashtëzakonshmë që i bëri vlerave të krishtërimit, pro edhe me shëmbullin e që ofroi në ndërtimin dhe udhëheqjen e bashkësisë krishtere.Mbi bazën e shpirtit të madh që e karakterizonte nuk i shërbeu vetëm vlerave të katolicizmit, por respektoi edhe bashkëjetesën fetare. Sot ne të gjithë lutemi Imzot Mirditës, dritë i pastë shpirti në paqe dhe parajesë.

Po sot, në orën 16.00 do të zhvillohen lutjet e mbrëmësores e më pas do të kremtohet mesha.

Imzot Rrok Mirdita do të përcillet për në banesën e fundit nëser në orën 10.00, ku do të fillojë edhe mesha e funeralit të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.

Kreu i Kishës Katolike ndërroi jetë dy ditë më parë pasi u godit nga një hemoragji cerebrale.

rrokk mirdita

bashabasha1

homazhethomazhe

SHKARKO APP