Homazhe në Thumanë, dy familje me 10 anëtarë përcillen për në banesën e fundit
Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku përcillen në banesën e fundit.
Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona, ndërsa në familjen Greku 3 persona.
Ata do të prehen në varrezat e Thumanës, ndërsa nusja e njërit prej viktimave të familjes Cara do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.
Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte dasmën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që u zhvilluan pranë çadrave të ngritur në këtë zonë.