Homazhe për Eglin në disa qytete të Shqipërisë: Kundër mafies dhe gjobëvënies
Mbrëmjen e sotme është mbajtur pranë shkallëve të Muzeut Kombëtar në Tiranë një manifestim homazh për 42-vjeçarin Egli Proga i vrarë në Pogradec dhe misteret e krimit janë ende. Qytetarët kanë dalë dhe kanë vendosur një qiri dhe lule për Eglin. Thirrje për homazhe janë bërë në të gjithë qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan Shkodër, Pogradec, Vlore, Korçë, Fier. Me slogan ”kundër mafies dhe gjobëvënies”, qytetarët bëjnë thirrje për protestë në formë homazhesh për 42-vjeçarin e vrarë.