Homazhe për Klodian Rashën tek Ministria e Brendshme: E vrau diktatura (FOTO)
Ishte 8 dhjetori i 2020, kur 25-vjeçari Klodian Rasha u vra shumë pranë shtëpisë së tij në Tiranë nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, ku i fundit i dënuar me 10 vite burg.
Këtë mbrëmje disa qytetarë kanë zhvilluar homazhe në nderim të tij pranë Ministrisë së Brendshme. Ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i të riut Rasha.
”E vrau diktatura”, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet ”Virusi nuk del pas orës 23:00”.
Vrasja e të riut asokohe shkaktori revoltë dhe qytetarët u ngritën në protesta të fuqishme.