Homazhet tek memoriali i Azem Hajdarit, Spahiu: Asnjëri prej tyre se ka takuar

Homazhet te memoriali i Azem Hajdarit, këtë herë ka ndodhur për herë të parë që të mungonte Sali Berisha dhe familja e tij, por veç disa drejtues të PD-së.

Ndaj dhe Kreshnik Spahiu i ironizon duke kujtuar edhe ai shokun e tij të fakultetit. Spahiu shkruan se asnjëri prej tyre në ceremoni nuk e ka takuar apo njohur Azem Hajdarin, teksa shton se ata edhe varrin po e keqpërdorin.

“Asnjë prej tyre s’e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin. Ky koment s’është cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të fakultetit dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam. U vra i ndjeri për një parti, që u transformua në biznesin e dy familjeve mafioze. Azem, u prehsh në paqe, se këta edhe varrin po ta keqpërdorin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?