”Homeland Justice” publikon numrat e telefonit të shqiptarëve
Privatësia e të dhënave çdo ditë e më shumë në Shqipëri, po kthehet në një koncept që nuk zbatohet, por që abuzohet. Faqja “Homeland Justice” e njohur ndryshe si “Drejtësia e Atdheut”, ka bërë sëfundmi publike të dhënat personale dhe numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Marrja e informacioneve dyshohet të jetë bërë pas hakërrimit që iu bë në muajin korrik disa prej web-ve të institucioneve shqiptare.
Përveç institucioneve ligjzbatuese shqiptare, për këtë çështje në vendin tonë kanë ardhur dhe specialistë nga FBI-ja amerikane për të hetuar rastin.