“Honoris Causa” për kryeministrin Dritan Abazoviç, detaje nga ceremonia

Nesër (e premte), në Tiranë ceremonia e dhënies së titullit “Honoris Causa” për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ky titull do t’i jepet gjatë ceremonisë për promovimin e librit të tij “Kritika e etikës globale”.

Fjalën hapëse gjatë dhënies së titullit do ta mbajë profesor Anastas Angjeli, për të vijuar me profesor Ardian Civicin dhe më pas vetë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Në ceremoninë e promovimit të librit që do të nisë në orën 11-45 deri në 12-24 panelin do ta drejtojë Angjeli dhe pas tij do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama. Në fund do të mbajë fjalën përshëndetëse kryeministri i Malit të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Akademisë së Kembrixhit dr. Nora Weller dhe profesorët Arben Cici dhe Përparim Kabo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?