Hoqi Topallin, Imamin, Boden etj, Berisha: Bashës i kam thënë çdo gjë që meritonte

Në takimin me demokratët në Elbasan këtë mbërmje, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga të pranishmit, përse nuk veproi në kohën kur Lulzim Basha hoqi elitën e PD-së nga partia, si Jozefina Topalli, Arben Imamin, Mjalinda Bregun, Astrit Patozin, Ridvan Boden dhe të tjerë. Berisha u shpreh se i ka thënë çdo gjë që Basha e meritonte.

Ku ishit kur u përjashtuan të tjerët para jush?

Bashës i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam thënë që ata kanë të drejtën e Zotit që të ndërmarrin kundër teje çdo veprim politik se ti i vrave në pusi. Nuk ekzekutohet tjetri politikisht në pritë.

Unë nuk kisha projekt kthimin. I kam thirrur ata në zyrë, kam biseduar me disa prej tyre. Kam kërkuar që të integrohen, por i kam thënë atij mbrapa, ti me këtë akt dhe atë çështjen e marrëveshjes je lideri i thyer.

A ngjitesh apo jo është një punë që duhet parë, por sot e tutje ti Lulzim Basha je një lider i thyer.

SHKARKO APP