Horror në Itali, shqiptari i pret fytin gruas para fëmijëve

 

Një shqiptar i preu fytin gruas së tij përpara dy fëmijëve, raportojnë mediat italiane.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Varese. Teksa autori i krimit është një murator 42-vjeçar, i quajtur Gjin Preducaj, ndërsa viktima është 31-vjeçarja Mariana Preducaj.

Autori i arrestuar e ka pranuar krimin. Ndërsa fqinjët thonë se kanë mbetur të shokuar, pasi nuk kanë dëgjuar gjë.

“Ishin njerëz të qetë. Në dhjetë vite nuk i kemi dëgjuar të zihen. Jemi të shokuar. Ajo shoqëronte vazhdimisht fëmijët në kopsht dhe shkollë, kurse ai ishte gjithmonë një punëtor i madh”, pohojnë fqinjët italianë.

SHKARKO APP