Horror në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali, një shqiptar ka vrarë gruan e tij në sy të fëmijëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se 51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla.

Çifti jetonte në Pove që nga viti 2017, ata kanë dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç.

SHKARKO APP