Horror në mes të Tiranës, siriani kafshon në fytyrë dhe gjakos bashkombasin
Ngjarje horror në mes të Tiranës. Një nga emigrantët sirianë është filmuar nga një qytetar duke masakruar me dhëmbë në fytyrë një tjetër të ri po të vendit të tij. Policia nuk ka zbuluar autorin pasi refugjatët që përdorin Shqipërinë si tranzit nuk kanë dokumente, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore. Një kanibalizëm i tillë është parë vetëm gjatë luftës civile në Siri nga ushtarët e Al Asad.
Këto janë pamjet e filmuara mbrëmjen e së mërkurës nga një qytetar në Tiranë ku 2 persona të cilët tashmë të identifikuar nga policia si shtetas sirianë, konfliktohen me njëri-tjetrin.
Duket sikur i riu po i jep ndihmë tjetrit të gjakosur, por jo. Ai është autori i ngarjes horror, e siç e shihni në pamje, vazhdon ta masakrojë duke e kafshuar në fytyrë.
Policia njoftoi se konflikti ndodhi në bulevardin “Bajram Curri” dhe se ishte raportuar si një sherr më mjete prerëse, por ne video duket qartë se dy të rinjtë nuk kanë asnjë mjet prerës, përveç dhëmbëve të më të fortit.
Policia ende nuk i ka të qarta motivet e ngarjes horror të ndodhur në qendër të kryeqytetit. I plagosuri është dërguar në spital për mjekim. Autori ende nuk është zbuluar, pasi emigrantet siriane që përdorin Shqipërine si tranzit në të shumtën e rasteve nuk kanë mjete identifikimi.
Burimet bëjnë me dije se kampi në të cilën qëndronin këta te rinj është zhvendosur nga Babrruja në Karrë të Vorës.
Vendimi për shpërnguljen e emigrantëve u mor pas denoncimeve të shumta nga banorët e zonës së Babrrusë në policinë e Tiranës, për kërcënimet nga emigrantët, pasi kampi nuk përmbushte parametra sigurie dhe ata shpesh herë grabisnin shtëpitë përreth.
Në rastet e mëparshme të incidenteve të tilla, policia i arreston këta persona por më pas i lë të lirë. Për pasojë ata enden nëpër kryeqytet derisa të gjejnë sekserët e tyre për të kaluar ilegalisht kufirin.
Bllokimi i vendit nga pandemia i ka detyruar që të qëndrojnë në Shqipëri.