Horror në vendin ku u vra dhe u dogj kosovari. Ka ende kocka (VIDEO)

Thellohet krimi makabër në Fush-Krujë. Në vendin ku 61-vjeçari Xhafer Osmani u shkrumbua brenda makinës, ka ende mbetje kockash. Eskpertët duket se kanë realizuar një këqyrje të dobët të vendit të ngjarjes, i cili një ditë më pas duhet të ishte pastruar plotësisht.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti u ka thënë mediave vendase se më 4 Maj, familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njëjtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë.

Burime të policisë shqiptare treguan se Xhafer Osmani, 61-vjeç, disa ditë më parë ka hyrë bashkë me mjetin e tij nga Morina.

Osmanin e njihnin edhe si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur. Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë-Krujë.

Skandal/Ne vendin ku u gjet viktima e karbonizuar ka akoma kocka | ABC News Albania

SHKARKO APP