Horrori në Korçë, nëna e 40-vjeçares: Foshnja mund të ketë lindur në muajin e 7-të të shtatzanisë
Nëna e Valmira Hasimllarit, autores së dyshuar për mbytjen e një fëmije të sapolindur në Korçë, ka rrëfyer detaje të reja.
Teksa thotë se nuk ka qenë në dijeni të shtatzanisë së vajzës së saj, ajo mendon se vajza e saj ka qenë shtatzënë që në shtator pasi kishte të vjella dhe se fëmijën mund ta ketë lindur në muajin e shtatë të shtatzanisë.
Nëna e Valmira Hasimllarit: Unë muajin e fundit para se të vinte dhëndri nga Greqia, kam ndenjur në shtëpi me vajzën time, pasi ishte e sëmurë dhe unë kujdesesha për djalin dhe e çoja në shkollë. Në atë kohë nuk kishte aromë të pakëndshme në shtëpi.
A mendoni se është abuzuar seksualisht ndaj saj?
Nëna e Valmira Hasimllarit: Nuk e di, nuk kam pasur dijeni. Po të kisha dijeni nuk do të kishte arritur puna këtu.
KOHA JONË SONDAZH

