Hotel ”Bizanti” u rrënua me ”bombë”, 3 pronarët kanë përplasje 21-vjeçare

Orët e para të mëngjesit për qytetarët në Sarandë ishin të frikshme, pasi përjetuan goditje si të kishte rënë tërmet, në një kohë që ndjeshmëria nga situata në Turqi dhe Siri është e lartë. Hotel ”Bizanti” i ndërtuar në 1996 u rrafshua me një sasi të madhe tritoli, që sipas ekspertëve mund të ketë qenë një sasi prej 30 kg dinamit.

Një banore e moshuar u shpreh se tronditja ishte aq e fortë sa mendimi i parë që i erdhi prej frikës ishte të hidhej nga ballkoni. Disa të tjerë e cilësojnë të ngjashëm si me një “akt terrorist” ndërsa banorë të tjerë shprehen se ndihen të rrezikuar.

Hoteli i famshëm ka 3 bashkëpronarë, Dhimitër Evangjeliu, Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë) që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002.

Shpërthimi me lëndë plasëse nga autorë ende të paidentifikuar ka shkaktuar dëme të mëdha në fasadat e dhjetëra bizneseve dhe qindra banesave përreth deri në 300 metra largësi. 90% të të cilës e kishte greku dhe 10% i kishin 2 shqiptarët. Çështja është ende Apelin e Gjirokastrës që pas hartës së re gjyqësore transferohet në Tiranë për të zgjidhur përfundimisht konfliktin për pronësinë.

Bashkia e Sarandës thotë se po evidentojnë dëmet e shkaktuara dhe shprehen se gjenden pranë qytetarëve për çdo nevojë që mund të kenë.

SHKARKO APP