Hotel karantine në Shëngjin, mbërrin grupi i emigrantëve

Shteti shqiptar i ka mundësuar shqiptarëve që kanë ”ngecur” në botë nga masat e marra për shkak të pandemisë së Covid-19, kthimin në atdhe. Shëngjini është kthyer në vend karantinimi për personat që kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.

Personat e parë kanë mbërritur një natë më parë, ndonëse ende nuk ka shumë informacion lidhur se sa persona bëhet fjalë apo nga cili shtet vijnë, detaje këto që priten të mësohen në orët në vijim. Ky grup emigrantësh janë akomoduar në një nga hotelet e zonës.

Sipas ligjit, ato do të duhet të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë me shpenzimet e tyre, më konkretisht 21 euro në ditë i duhen një personi në karantinë, nga këto 14 euro i paguan shteti shqiptar, pra karantina është falas nga shteti. Qytetari do paguajë vetëm 7 euro për ushqimin, që në çdo rast do ta konsumonte kudo që të ishte.

SHKARKO APP