Hotel Tirana, Veliaj: Krenar për një investim të tillë me 5 yje për Tiranën që i rritet vlera çdo ditë 

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ishte sot i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes të Hotel Tirana me Intercontinental Hotel & Resorts me një nga markat globale “5 Star Luxury”.
Kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet krenar për një investim të standardeve të tilla në Tiranën që po rritet dita-ditës.

“Nuk mund të kishte një dhuratë më të bukur për një kryetar bashkie. Dua ta quaj këtë një paqe të madhe mes televizioneve, analistëve, që janë sot në krah të atyre që kanë marrë risqe të jashtëzakonshme, që i kanë lekë gjaku, i kanë lekë djerse dhe në këtë vit që Tirana është “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, nuk mund të kishte një mesazh më të mirë sesa Tirana me 5 yje, Tirana me qindra shtretër akomodim.

Në një qytet ku vlera e pronës, nga ardhja e kësaj qeverie në 10 vitet e fundit, është rritur mesatarisht 12%-15% investimi në pronë. Është jo vetëm një risk i madh, po sigurisht edhe është shpërblyer falë një infrastrukture dhe falë atyre sipërmarrësve që kanë marrë riskun e jetës së tyre dhe ia kanë dalë me supersukses. Për ata që punojnë në një industri duhet t’ju kujtoj që vetëm për këtë brend punojnë 700 veta.

Ta gëzojmë brendin e ri në Tiranë, mezi pres të shikoj 5 yjet në kullat e tjera të Tiranës dhe dua të falënderoj një tjetër Ramë. Edi Ramën, që pati vizionin e kësaj Tirane. Kjo Tiranë që shohim sot është themeluar në fakt 20 vite përpara”, u shpreh Veliaj.

SHKARKO APP