“Hotelet përjashtohen nga kufizimi i fundjavës”, Ministria e Shëndetësisë zbardh urdhrin
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se hotelet nuk përfshihen në urdhrat për ndalimet në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Ministria sqaron se Task Forca përbëhet nga struktura të disa ministrive si AKU, Tatimet, Policia etj.
“Urdhri i kufizimit te fundjaves nuk perfshin hotelet. Hoteli ka qene dhe eshte aktivitet i lejuar bashke me sherbimet qe ofron, perfshi restorantin per klientet. Sot e çdo dite. Ne zona të kuqe e të gjelbra”- sqaron Ministria.