Hotelet rrisin çmimet me 4% – Topuzi: Standarde më të mira shërbimi, në rajon rritja 5%

Rreth 4% ka qenë rritja e çmimeve në hotelet  përgjatë bregdetit në jug të vendit  këtë sezon veror. Sipas kreut të Shoqatës së Hoteleri –Turizëm, Zak Topuzi, kjo rritje  është bërë  në saj të   një cilësie më të lartë  shërbimi krahasuar me vitet  e tjera por  edhe të kërkesës së lartë ,  topuzi shtoi për  televizionin SCAN se rritja e çmimeve  mbetet më e vogël krahasuar me atë që kanë bërë vendet e rajonit, të cilat  janë  mbi 5%.

Në një vëzhgim të bërë në adresat on line, siç është dhe ajo booking.com, rezulton se çmimet në hotelet e jugut  në  këtë sezon variojnë nga  25 euro nata  çmimi më i ulët  deri në 180 euro nata. Të kontaktuar nga SCAN  menaxherë të disa prej hoteleve pohojnë se  kanë rritur çmimet ndërsa  të tjerë   kanë preferuar  të mos i ndryshojnë ato,  ndërkohë që  ajo që  vihet re është  se  këtë vit ka pasur më shumë turistë nga vendet e lindjes ndryshe nga një vit më parë ku  dominonin ata nga Kosova.

Sipas  kreut të shoqatës së Hoteleri –Turizmit  ka ndodhur një shtresëzim i turistëve ku më të pasurit kanë zgjedhur jugun . Ndërkohë risi  për këtë vit ka qenë zgjatja në kohë e kontratave, deri në 160 ditë nga 140 që kanë qenë në 2017-ën .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?