Hoteli po digjet, por ne po e bëjmë një “selfie”

 

Një “selfie” në momentin kur hoteli luksoz ‘Down Town’ prej 63-katesh në Dubai, u përfshi nga flakët natën ndërrimit të viteve menjëherë pas mesnatës.

Kështu, një çift i ri ka zgjedhur pamjen e hotelit luksoz teksa digjej për të dërguar një mesazh urimi për Vitin e Ri, duke zgjedhur te bëjnë edhe pak shaka, pavarësisht pamjes aspak për të qeshur pas shpinës së tyre.

“Dubai im i dashur. Zoti të bekoftë dhe të ruajttë! Ti gjithmonë na surprizon me fishekzjarrët më të mëdha”, shkruan çifti në postimin e fotos.

Mediet e huaja shkruajnë se, zjarri e përfshiu hotelin luksoz menjëherë pas ndezjes së fishekzjarrëve nga kulla Khalifa Burj, e cila është ndërtesa më e lartë në botë.

SHKARKO APP