Hoti: Diplomatët amerikanë e dinë që Basha nuk përjashton dot Berishën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, kërkon që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë deputet në shtator, dhe kjo ka nxitur një debat të heshtur brenda PD-së.

Ish-diplomati Dritan Hoti thotë se Shqipëria ndodhet përballë një procesi transformues dhe këto lëvizje janë normale. Sa i përket thirrjes për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar në shtator, Hoti thekson se kjo është një lëvizje më shumë e rafinuar për ta parë a do të vendoset Basha në të njëjtën korsi përkundrejt SHBA-së.

”Kjo është një hallkë kryesore. Diplomatët amerikanë hera-herës përdorin mekanizma dhe mjete që quhen mjete imponuese, por që janë qëllim-mira. Unë besoj që diplomatët amerikanë kanë disa kanale informacioni dhe ata janë të ndërgjegjshëm që lideri aktual i opozitës nuk ka kapacitetin, mundësinë dhe në kushtet aktuale që të imponojë daljen nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha, por ishte një lëvizje më shumë e rafinuar për ta parë a do të vendoset Basha në të njëjtën korsi përkundrejt SHBA, ishte një lëvizje testuese për veprimet e mëvonshme të diplomacisë amerikane në lidhje me këta eksponentë që përfaqësojnë opozitën shqiptare”, tha për ”Ora News”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?