Hoxha: Fuqia e protestuesve e çon godinën në Surrel
I ftuar në studion e “Syri.net”, analisti Artan Hoxha tha se tentativat e Policisë për të mbrojtur godinën e qeverisë janë të kota, sepse ”njerëëzit që kanë mend në kokë e kuptojnë se numri i atyre njerëzve atje tregon se kanë fuqi ta marrin godinën në krah e ta çojnë në Surrel”.
z. Hoxha, qytetarët po tentojnë të shkallmojnë dyert e Kryeministrisë. Si ju duket?
Nuk ka nevojë fare. Njerëzit që kanë mend në kokë e kuptojnë se fuqia e atyre njerëzve atje është që ta marrin godinën në krah e ta çojnë në Surrel. Ata janë aq pak aty para Kryeministrisë dhe nuk ka kuptim fare ai tym. Të donte opozita të fuste njerëz, ata ishin futur nga të katër dyert e asaj godine, por nuk ishte ky qëllimi. Aty nuk është inat ndaj objektit. Edi Rama i ka personalizuar ato dy objekte të vetat, jo tendën, jo kërpurdhën. Njerëzite kanë inatin me Edi Ramën, jo me kërpurdhën. Ne jemi në një moment kur po shkruhet historia. Mendoj se do të kemi zhvillime shumë interesante. E ka marrë qytetaria në dorë. Është një pjesë shumë e madhe e shoqërisë shqiptare që është ftilluar.
KOHA JONË SONDAZH

