Hoxha: Kthimi i figurave të vjetra është i rëndësishëm në PD, procesi “1 anëtar 1 votë” do na sigurojë fitoren

Partia Demokratike miratoi udhëzimin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe kryetarë bashkie, ku rolin kryesor do ta ketë antarësia.

Ky sistem do ti shërbejë PD, për hapjen ndaj gjithë faktorëve që ndikojnë në maksimalizimin e votës dhe përfaqësimit ndaj qytetarëve.

Jashtë këtyre zgjedhjeve do të jenë ata deputetë të cilët refuzuan djegien e mandateve dhe u futën në Kuvend ndërkohë që dera mbetet e hapur për çdo ish-zyrtar.

Nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha shprehet se pavarësisht se ky sistem është i hapur ndaj kandidatëve të rinj të cilët duan të integrohen në PD, rikthimi i figurave të vjetra të politikës është shumë e rëndësishme.

I ftuar në Ora News, ai shprehet se produkti që do të prodhojë ky sistem do t’i garantojë fitore në zgjedhjet e 2021.

Hoxha: Procesi është në fillim. Ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme, është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Mendoj se produkti i saj do t’i japë shumë mundësi elementëve të mirë në Shqipëri me bindje të djathtë që emri i tyre të vijnë dhe të votohen nga anëtarësia. Kam bindjen që Shqipëria do të ketë një listë shumë të mirë deputetësh. Përveç njerëzve të PD, ky sistem garanton edhe përfaqësues të tjerë jashtë fushës politike që të jenë pjesë e kësaj liste. Produkti do të jetë produkti i një fitoreje historike. Së pari ne kemi struktura jashtë Shqipërisë. Kemi kontakte me qindra të rinj nga e gjithë bota. Sipërmarrës të rinj dhe persona që punojnë në struktura politike. 

Një pjesë e tyre duan të kontribuojnë në parti ndërsa disa të tjerë si këshilltarë të jashtëm. Nuk mendoj se ështënjë betejë mes PD dhe PS por ështënjë betejë për Shqipërinë. Unë nuk mendoj që është larguar apo rikthyer. Genc Ruli është themeluesi i PD-së. Për 3 vitet e fundit zgjodhi të mos ishte aktiv politikisht. Ishte një zgjedhje personale dhe nuk them dot që është rikthyer sepse nuk kishte ikur. Janë çështje individuale. Secili prej tyre ka një rëndësi të veçantë dhe unë mendoj se janë të nevojshëm. Ata kanë eksperiencë dhe duhen kthyer në role të caktuara. Dikush mund të jetë këshilltar, dikush kontribuon në fushatën elektorale. Unë them që interesi kryesor do të jetë interesi për demokratët.

SHKARKO APP