Hoxha: Medalistët i kanë marrë shpërblimet, brenda marsit ligji për bastet shkon në Parlament

Zv/ministri i Sportit, Endrit Hoxha i ftuar në “SportZone”, deklaroi se të gjithë sportistët medalistë kanë marrë shpërblimet e tyre dhe nuk ka asnjë të pa shlyer. Hoxha u shpreh se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit buxheti për federatat është dhënë më herët, duke konfirmuar se të gjithë e kanë marrë momentalisht.

”Mesa është bërë për sportin në 3 vitet e fundit është në rritje. Shifrat totale 3.5 milionë euro, u dhanë për sportin nga qeveria. Bëmë një total për të gjithë, ku u arrit shifra 3.5 milionë. 1.5 milionë është buxheti për Federatat. Në 2022, qeveria shqiptare i ka vendosur theksin shumë të rëndësishëm sportit. Është e rëndësishme që të thuhen edhe arritjet.

Arritja është që ndryshe nga vitet e kaluara kur buxheti jepej në mars-prill, këtë vit federatat e kanë gati më herët. Në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë sportist medalist të pashlyer, i kanë marrë të gjithë. Arrihet një shifër 2.4 milionë euro, për shpërblimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Buxheti për sportin nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Qeveria ka marrë nismën që të bëjë 3 stadiume të reja. Ministria, KOKSH dhe Bashskia, kanë qenë në një harmoni në një vit. Në KOKSH, janë bërë ndryshime rrënjësore. Kryestari i Bashkisë Tiranë, ndjen mbështetje nga KOKSH dhe Ministria”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?