Hoxha nga Tirana: Lufta në Siri është xhihad

Hoxha nga Tirana, Ahmed Kalaja, në një ligjëratë të tijën, bën thirrje për luftë në Siri.

“Të gjithë ju e keni kuptuar se të gjithë dijetarët e Islamit janë mbledhur në Egjipt dhe kanë dalë me një vendim unanim, se ajo që po ndodh në Siri, mbrojtja dhe lufta që po zhvillohet atje, nuk ka emër tjetër vetëm se xhihad dhe luftë e shenjtë”, pohoi ai.

Madje hoxha shkon aq larg, sa u bën thirrje të gjithë myslimanëve në gjithë botën që të ndihmojnë dhe të kontribuojnë për popullin e Sirisë.

Mësohet se nga xhamia “Dine Hoxha”, ku shërben Ahmed Kalaja, ka të rinj që i janë bashkuar luftës në Siri.

Edhe në Kosovë, aty ku ka mbajtur ligjërata imami Kalaja, mësohet se ka të rinj që nga i janë bashkuar ISIS-it, siç është rasti në xhaminë e Haxhi Ibrahim Devollit në Pejë.

SHKARKO APP