Hoxha zbulon çfarë i kanë thënë prokurorët: Rama po e bën Ilir Beqajn kokë turku

9 orë qëndroi në ambientet e SPAK-ut ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Gazetari Artan Hoxha, thotë se nëse brenda në seancë Beqajt i kanë thënë prokurorët “mos u largo nga Shqipëria”, hapi i radhës është komunikimi i masës së sigurisë.

“Rama po e bën Ilir Beqajn kokë turku. Kjo çështje është mbajtur zvarrë kaq gjatë. Nëse Rama rrezikohet vetë, të lëshon. Kur je në cilësinë e personit që jep dëshmi, prokurorët në fund të seancës të këshillojnë që mos u largo në këtë periudhë nga vendi.

Nëse i është thënë kjo gjë, parathënie për atë që do ndodhë më mbrapa. Kur të thuhet që s’duhet të largohesh nga teritori, hapi tjetër është komunikimi i masës së sigurisë. Këtë nuk e dimë nëse i është thënë Beqajt atje brenda”.

SHKARKO APP