Vasili: Mbyllja e njerëzve në orën 17.30, një idiotsi politike që ka zero ndikim mbi pandeminë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili vijon të kundërshtojë me forcë vendimin e qeverisë për të mbyllur pas orës 17:30 qytetet e shpallura si “zonë e kuqe” nga pandemia e koronavirusit si një maskarallëk politik, pasi siç thotë ai, ky vendim nuk ka asnjë efekt mbi pandeminë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Shëndetësisë shprehet se refuzimi qytetar për zbatimin e këtij vendimi është i ligjshëm, sepse është një shterrethim politik pa argumente shkencore, pa fakte dhe pa statistikë.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit
Mbyllja në orën 17:30, një maskarëllëk politik, që ka zero ndikim mbi Pandeminë!
Tirana futet në shtetrrethim në orën 17:30.
Mos vallë koronavirusi “tërbohet” e del rrugëve vetëm pas orës 17:30?
Mos vallë Tirana që gumëzhin nga njerëzit gjatë paradites dhe ngujohet në shtetrrethim në 17:30 e beson kush se mbrohet kësisoj nga korona?
Mos vallë ekziston ndonjë shpjegim shkencor, që shpjegon këtë gjoja karantinë të shqyer me orë të tëra e që më pas mbyllet dhe fle në muzg?
Mos vallë ka ndonjë teori shkencore që shpjegon dot një idiotësi të tillë të ligë?
Kjo mbyllje ka zero efekt dhe vlerë shëndetësore.
Kjo mbyllje ka zero argumente shkencore.
Kjo mbyllje ka zero efekt në kontrollin e Pandemisë.
Cilido pseudo-profesionist që mund ta ketë mbështetur këtë turp ka shkelur mbi veten.
Ky është një Maskarëllëk Politik, që s’ka asnjë lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.
Si i tillë, refuzimi i tij është i ligjshëm, sepse është një shterrethim politik pa argumente shkencore, pa fakte dhe pa statistikë.
Ky është dhunim lirie i paligjshëm. Paligjshmëria refuzohet!