“Huffington Post”: Sistemi në Shqipëri ka dështuar

 

Numrit të mijëra shqiptarëve të dëshpëruar me gjendjen e vendit të tyre i shtohet edhe një i huaj. Jaime Pozuelo-Monfort ka shkruar për "Huffington Post" një shkrim me titullin “Drama e Shqipërisë”. Ku sipas tij, sistemi në Shqipëri ka dështuar.

Autori thotë se diagnoza e tij është brutale, por është e bazuar në tre muaj analizë të Shqipërisë.

Ai thotë se ka ardhur në Shqipëri më 30 gusht dhe ka takuar ministra, deputetë, drejtues kompanish, rektorë universitetesh, ambasadorë, aktorë, piktorë, etj, por mbi të gjitha edhe ekspertë ekonomikë të BB dhe FMN.

Shkrimi është i mbushur me konstatime pesimiste, që i gjen rëndom në rrjetet sociale të Shqipërisë.

Korrupsioni është i kudogjendur, politikanët janë mediokër, ekonomia po çalon, të rinjtë duan të largohen pasi nuk kanë perspektivë, etj.

Pastaj bën një krahasim: “Institucionet, transporti publik dhe sistemi edukativ ishte shumë më i mirë gjatë sistemit komunist. Edhe kultura financohej më mirë dhe kishte një mungesë totale korrupsioni”.

Këtu disa thonë mund të thonë se nuk do e marrin më seriozisht autorin.

Megjithatë ai në fund u bën thirrje të rinjve që të marrin në dorë situatën.

“Ju duhet të jeni të guximshëm dhe trima. Së bashku mund ta bëjmë, me ndihmën e ekspertëve ëndërrimtarë. Republika më e bukur dhe më miqësore në Evropë mund të përmbushë ëndrrën e saj, por jo me lojtarët aktualë dhe me palët e interesuara”.

Këtu dëshpërimi arrin kulmin dhe autori sërish, si disa të huaj që merren me reformën në drejtësi, kërkon zgjidhje alla-adhamudheske (të heqim gjithë klasën politike, të zhdukim të gjithë gjyqtarët).

Por kush është Jaime Pozuelo-Monfort?

Nëse kërkon në rrjet, në një forum has shumë kritika për të, pasi thonë se ai vetëm kritikon, por nuk jep zgjidhje.

Autori e ka nisur duke marrë një diplomë për inxhinieri telekomunikimi në Madrid dhe pastaj e ka shtuar CV-në e tij me diploma në analizë financiare, zhvillim ekonomik (The London School of Economicst) apo administrim publik (Columbia).

SHKARKO APP