Humanizmi: ALBINA dhe LEO!
Aktualitet Kultura E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 22:07
Nga Gjergj Marku-
Albina J. Gjergji eshte nje nga gazetaret me te talentuara ne gazetarine shqiptare. Kenaqesi qe prej vitesh kam nje mike te rralle si ajo. Nje vajze Zadrime qe i ka te tana te mirat; e ditur, e zgjuar, e bukur, sportive, kreative. me shpirt te rralle human. Ne njefare menyre e “ndjekim” njeri tjetrin ne te berit gazetari, por dhe veprimtarite tona artistike, nga ana tjeter, me ka rene te ndjek aktivizimin e saj human, qe sidomos identifikohet fort me “fenomenin LEO”, nje femije i bukur me shpirt te papepur per te perballuar semundjen dhe per t’u ngrit ne kembe.
Këtë te shtune në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm historinë e LEOS, që çdo ditë lufton për të realizuar ëndrrën e tij, pavarësisht sfidës që jeta ka rezervuar për të. E tillë ishte historia e Leos, 9 vjeçarit i cili vuan nga një sëmundje e rrallë në kocka. Për të realizuar ëndrrën e tij që një ditë të ecë dhe të luaj futboll si lojtari i tij i preferuar Leo Messi, ai i ishte nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ndërhyrja e rradhës që Leo duhet të kryente kushtonte shumë dhe për këtë arsye familja e tij kishte kërkuar ndihmën e shumë personazheve publik. Njëra prej tyre ishte edhe gazetarja Albina Gjergji, e cila kishte nisur fushatën “Leo do të ecë!”, për të grumbulluar paratë që i nevojiteshin.
Për ta falenderuar ALBINEN, që u qëndroi gjithmonë pranë dhe që i ndihmoi për të realizuar operacionin, Anxhela dhe Leo i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Mesazhi i Anxhelës ishte : “Të jam shumë mirënjohëse për gjithçka që ke bërë për ne dhe Leon. Ti vazhdon të jesh pjesë e jetës së tij dhe pas ndihmës së madhe që na dhe. Ti je mrekulli dhe je unike, për këtë arsye të dua shumë!”
Surpriza që emocionoi Albinën ishte letra që kishte shkruar Leo për të duke i’u drejtuar asaj me këto fjalë : “Të falenderoj ty për shpirtin e madh dhe të premtoj se luftën time për të ecur do ta vazhdoj derisa ta realizoj!”)