Humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferja 26-vjeçare

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, në Sarandë, ku ka mbetur e plagosur një 26-vjeçare.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për 26-vjeçaren me inicialet E. K., e cila duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

E reja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sarandë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?