Humb jetën 15-vjeçari në Dibër. Po lahej në lumë, e mori rrjedha e Drinit
Aktualitet E Hënë, 27 Qershor 2022 15:43
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Dibër. Policia bën me dije se është mbytur në lumin Drin një 15-vjeçar.
Policia njofton se i mituri ka qenë duke u larë në lumë, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
KOHA JONË SONDAZH

