Humb jetën gruaja në Tiranë, ishte prekur nga gripi. Ministria: E pavaksinuar, vuante edhe…

Një grua në Tiranë ka humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo ishte e prekur nga gripi, konfirmohet në buletinin e Institutit të Shëndetit Publik.

Siç konfirmon ministria e Shëndetësisë, gruaja e cila nuk është e identifikuar për mediat, por ishte 61 vjeçe, ka pasur sëmundje kronike të zemrës, “me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, thuhet në buletin.

“Në javën e 3-të në SUSM “Shefqet Ndroqi” ka ndodhur një vdekje e një pacienteje me moshe 61 vjeç, me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni. Pacientja ishte e pavaksinuar ndaj gripit”, lexohet në njoftim, shkruan Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?