Humb jetën minatori në Klos nga shpërthimi eksploziv në minierë

Një minator ka gjetur vdekjen në minierën e Klosit pas shpërblimit të lëndëve eksplozive. Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi P.M, 57 vjeç.

Për rastin janë arrestuar tre persona, dy zjarrmëtar dhe tekniku i minierës.

Në pranga përfunduan:  Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca,  36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar), si dhe Ilmi Xhiherri , 49  vjeç,   banues  në Klos. (me detyrë zjarrmëtar)

Swiss Digital Desktop Reklama

“Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi  me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr 4,  të subjektit Minerar “DEMA – PATIN”sh p k , në Klos ,  gjatë punës në  galeri  është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punëtori P.M, 57 vjeç”, sqaron policia lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?