Humb jetën në spital i mituri nga aksidenti në Qafën e Koshovicës

U shpëtua, por këtë të hënë u dha lajmi i trishtë të ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona humbi kontrollin dhe u përmbys në anë të rrugës. Brenda automjetit mbetën të bllokuar të plagosur katër persona, përfshirë edhe të miturin.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dalë tym i dendur, duke rrezikuar një shpërthim të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë moment, ndërhyri efektivi 26-vjeçar i policisë, Klajdi Mustaj i cili nxori të lënduarit nga automjeti. Pavarësisht ndërhyrjes së tij dhe përpjekjeve të mjekëve, 15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë sot në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?