Humb jetën në spitalin Covid2 shoferi i Urgjencës në Kavajë, prej disa ditësh i intubuar

Koronavirusi i merr jetën shoferit të Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja nuk e ka fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Prej disa ditësh ai ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije mjeku i njohur kardiolog Dr. Drin Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?