Humb jetën në vendin e punës 25-vjeçari në Vlorë

Tragjik ka rezultuar fati i një 25-vjeçari në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në punë në Vlorë.

Mësohet se i riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në vendin e njohur të quajtur ‘Kalaja’ teksa në rrethana ende të paqarta është goditur nga skrepi dhe ka marrë plagë të mëdha.

Ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

SHKARKO APP