Humb jetën nga COVID 19, prifti i Kishës Ortodokse në Pogradec
Aktualitet E Martë, 27 Tetor 2020 11:22
Koronavirusi i ka marrë jetën priftit të Kishës Orthodokse “Ngjallja e Krishtit” në Pogradec.
At Todi Jovani u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare duke humbur betejën më sëmundjen e Covid-19.
Homazhet për të do të mbahen në kishën ku ai shërbeu gjithë jetën e tij, ndërsa të mërkurën do të përcillet për në banesën e fundit.