Humb jetën nga COVID-19 shqiptari në Greqi, trupi i pajetë sillet në Shqipëri

Ka humbur jetën nga koronavirusi një shqiptar rezident në Greqi. 65-vjeçari me inicialet E.S nga Elbasani ka humbur betejën me COVID-19 tre ditë më parë në një nga spitalet e Athinës, e ndërsa trupi i tij i pajetë është sjellë në atdhe paraditen e sotme.

65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet apo probleme me zemrën. Më pas, i ndjeri është marrë nga një agjensi funerale për t’u përcjellë në Elbasan.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?